4.1 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

UEFA e gjobiti FSHF-në shkaku i tifozëve

- Advertisement -

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Ky, në fakt, është i disati rast që FSHF ndëshkohet me gjoba të majme për situata të ngjashme në ndeshjet brenda fushe, të kombëtares shqiptare.

Në tetor Federata u penalizua me më shumë se 41 mijë euro për  disa incidente të vogla në duelet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës në Pragë, por edhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë, transmeton vizionplus.

Bashkë me njoftimin për gjobën e marrë nga UEFA, Federata i bëri thirrje tifozëve të kombëtares të jenë korrektë me kundërshtarët, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit