1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

UEFA do të vendos nëse Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

- Advertisement -

UEFA synon ta marrë një vendim deri në qershor për ta përjashtuar apo jo Barcelonën nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi u zbulua se klubi ua kishte paguar miliona euro kompanive të lidhura me zëvendëspresidentin e Komitetit të Gjyqtarëve të Spanjës.

Barcelona është në pozitën e parë në tabelë aktualisht në La Liga me një epërsi prej 12 pikëve ndaj rivalit për titull Real Madridit dhe do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi katalonas po akuzohet se e kishte paguar Jose Maria Endriquez Negreiran në shkëmbim të favoreve nga gjyqtarët në ndeshjet e klubit.

Prokurorët thonë se 7.3 milionë euro janë paguar nga klubi për dy kompanitë Dansil dhe Nilsat që janë në pronësinë e Negreiras.

UEFA e ka nisur një hetim të vetin për këtë rast, dhe si shtëpi e futbollit evropian, ajo është në gjendje t’ia ndalojë Barçës pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për një sezon, nëse zbulohet se është përfshirë në rregullimi e ndeshjeve sipas rregullores së garës.

Sipas gazetës spanjolle Marca, UEFA kërkon që hetuesit Jean-Samuel Leuba dhe Mirjan Koller të kryejnë një proces të shpejtë për të zgjidhur çështjen para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Thuhet se UEFA dëshiron që vendimin për Barcelonën në lidhje me këtë rast ta marrë deri në qershor.

Barcelona lëshoi deklaratë se kishte pranuar se kishte kontaktuar shërbimet e një konsulenti të jashtëm i cili ofronte raporte në lidhje me gjykimin profesionist në mënyrë që të plotësonte informacionin e kërkuar nga stafi stërvitor, diçka që ata thanë se ishte praktikë e zakonshme në futbollin profesional.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta në lidhje me skandalin tha se “Barça nuk ka blerë kurrë gjyqtarë dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë qëllim të blejë. Absolutisht kurrë”.

Ende nuk është publikuar asnjë provë se gjyqtarët apo lojtarët individual janë ndikuar dhe Barcelona e ka mohuar vazhdimisht çdo konflikt interesi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit