Fenerbahçe është ndëshkuar nga UEFA, pasi tifozët e këtij klubi brohoritën në kor emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
UEFA ka paralajmëruar klubin turk, teksa ka zbuluar edhe dënimet e shqiptuara.
Fenerbahçe është dënuar me gjobë prej 50 mijë eurove, si dhe do të ketë mbyllje të pjesshme të stadiumin (të paktën 5 mijë vende) për ndeshjen e ardhshme në gara evropiane.
Në njoftimin e UEFA-s, dënimi thuhet se vije pas “hedhjes së sendeve dhe transmetimit të një mesazhi provokues me karakter fyes, pra thirrje të paligjshme”.
Thirrjet e emrit të presidentit të Rusisë nga tifozët turq erdhën më 27 korrik, në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Dynamo Kyivit, e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Emri i njeriut që po urrehet nga krejt bota për luftën që e nisi në Ukrainë dhe për mijëra njerëz, përfshirë këtu edhe fëmijë, të vrarë në Ukrainë, u thirr nga tifozët e Fenerbahçes pasi mysafirët ukrainas kishin shënuar gol.
Klubi nga Superliga e Turqisë ishte distancuar nga thirrjet e tifozëve, duke deklaruar se veprimet e tifozëve nuk përfaqësojnë edhe qëndrimet e klubit.