26.9 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

UEFA delegon sërish gjyqtarët nga Kosova

- Advertisement -

UEFA edhe një herë i ka besuar gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në një ndeshje kualifikuese të garave evropiane.

FFK, ka njoftuar të mërkurën se Visar Kastrati sërish është deleguar nga UEFA si gjyqtarë kryesor në ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava, e cila i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kastrati, do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina e Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Alban Shala.

Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 18:00 në stadiumin “Tony Bezzina” në Paola të Maltës.

Të ngjashme

Të fundit