29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova në Champions

- Advertisement -

Shtëpia e futbollit evropian – UEFA ka përzgjedhur gjyqtarë nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e kthimit Zrinjski – Virtus, që do të luhet në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se gjyqtarë kryesor i këtij takimi që do të zhvillohet në Bosnjë e Hercegovinë, do të jetë Visar Kastrati.

Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina e Arbnor Bullatovci kurse gjyqtarë i katërt do të jetë Valon Bajgora.

Dardan Çaka do të jetë në VAR kurse Alban Shala në AVAR në këtë përballje që do të luhet të martën prej orës 21:00.

Ndeshjen e parë të luajtur javën e shkuar në San Marino, e ka fituar skuadra e Zrinjskit me rezultatin 2:0.

Të ngjashme

Të fundit