Ardit Alaj nga Deçani është bërë udhëtari i 3 miliontë që ka udhëtuar përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” me një ceremoni ka shënuar udhëtarin e 3 miliontë, shkruan Scanner
Si rrjedhojë, Alaj i cili po udhëtonte nga Shtutgardi, bashku me të fejuarën e tij, Kaltrinën, janë shpërblyer me një udhëtim njëjavor në Turqi.
Udhëtimi është planifikuar të zgjas një javë.
Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, tha se ANP po shënon një moment historik, duke arritur për herë të parë 3 milionë udhëtarë brenda një viti.
“Më lejoni që në emër të kompanisë të shpreh falënderimet tona për secilin prej jush – mysafirët tanë te nderuar, udhëtarët e nderuar, stafin e përkushtuar, partnerët e përkushtuar të linjave ajrore dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të jashtëzakonshme”.
Ndryshe, kjo ngjatje është organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për të shënuar udhëtarin e 3- miliontë.