Disa udhëtarë që frekuentojnë rrugën Gjakovë – Klinë janë shprehur të shqetësuar për një mur që është gazi duke u rrëzuar.
Njëri nga udhëtaret madje e ka cilësuar “rrezik fatal” për ata që kalojnë andejpari.
Edhe në bazë të pamjeve që ata i kanë dërguar për Klankosova.tv, muri duket të jetë gati të bie.
Kushtet e këqija atmosferike të këtyre ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, por anembanë saj.






