11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Udhëheqja e “Trepçës” thotë se po punon për të gjetur zgjidhje për minatorët

- Advertisement -

Udhëheqja e ndërmarrjes “Trepça” nëpërmjet një reagimi të martën ka thënë se është duke punuar intensivisht për të gjetur zgjidhje për pagat e minatorëve që t’i kthehen punës në minierën e Stan Tërgut.

Minatorët tash e disa ditë janë në grevë shkaku i mosmarrjes së pagave të qershorit. Minatorët kanë vazhdimisht probleme me pagat.

Por sipas reagimit të ndërmarrjes “Trepça”, po punohet ngushtë bashkë me Qeverinë e Kosovës për të zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

“Udhëheqja e ndërmarrjes Trepça Sh.A. po punon intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg. Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate. Bordi Mbikëqyrës ka treguar përkushtimin e vet, duke takuar organizatën dhe përfaqësuesit e punëtorëve që në marrje të detyrës dhe duke i njoftuar në vazhdimësi për planin dhe veprimet e shpejta që priten të merren”, thuhet në reagim.

Udhëheqja e ndërmarrjes ka thënë se e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, “për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes”.

“Vërejmë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ultë e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara. Tejkalimi i situatës kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar”, thuhet tutje në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit