-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Udhëheqësit e RTK-së shkojnë te kryeprokurori i Shtetit, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim Kryetarin e ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini së bashku me disa anëtarë të këtij bordi, si dhe u.d Drejtorin e Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj., raporton Scanner.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi shprehi gatishmërinë institucionale për të bashkëpunuar me bordin e ri të RTK-së dhe me u.d Drejtorin e Përgjithshëm në adresimin e të gjitha shqetësimeve lidhur me çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK.

Po ashtu, palët patën diskutime konstruktive dhe konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit