Udhëheqësit kombëtarë të Bashkimit Evropian thanë se mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
Sipas tyre kjo e drejtë është në përputhje me ligjin humanitar dhe ndërkombëtar, raporton Al Jazeera.
“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm Hamasin dhe sulmet e tij terroriste brutale dhe pa dallim në të gjithë Izraelin dhe shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.
“Nuk ka asnjë justifikim për terrorin. Ne theksojmë fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare përballë sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim”.