-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Udhëheqësi i talebanëve akuzon Princin Harry për krime lufte: Nuk ishin gurë shahu, por njerëz

- Advertisement -

Në kujtimet e publikuara në librin e tij ‘Spare’ , Harry shkroi se kishte vrarë 25 talebanë, të cilët i kishte cilësuar si “gurë shahu”, teksa shërbente në vijën e frontit si bashkë-pilot i një helikopteri Apache.

Por pas këtij rrëfimi një udhëheqës i lartë i talebanëve i është përgjigjur Princit Harry se militantët që ai vrau në Afganistan “nuk ishin gurë shahu, por ishin njerëz”.

Komandanti i talebanëve Anas Haqqani iu përgjigj me anë të një postimi në Twitter Princit Harry: “Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz, ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre.

Në librin e shumëpritur, princi pretendonte se kishte qëlluar për vdekje 25 luftëtarë, duke shtuar se ai nuk i mendonte ata si “njerëz” ndërsa mbante armën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit