6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

‘Udha mbarë…’/ Nuk flet me Einxhel, Beniada zbulon gjithçka: Kanë ndodhur keqkuptime, ja pse jemi prishur

- Advertisement -

Beniada Nishani ka komentuar deklaratat e Einxhel e cila ka treguar kohë më parë se nuk flasin bashkë e se nuk kanë as numrat e telefonit. Mbrëmjen e djeshme, në ‘WhyNot’, Beniada pasi pa videon u përgjigj me këngë: A e njeh atë muzikën ku thuhet “Oj lulie, oj lulie plumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj. A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj.

Më tej, ajo tha se shoqëria që kanë pasur në Big Brother ka qënë e bukur mirëpo keqkuptimet ndodhin e gjërat prishen.

“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurtë se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë.”, tha Beniada.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit