10.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“UÇK, UÇK, UÇK”, duartrokitje të mëdha në konventën e PDK-së kur përmenden Thaçi e Veseli

- Advertisement -

Ka nisur Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës. Qysh në hyrje të fjalës së tij, kryetari Memli Krasniqi ka përmendur ish-udhëheqësit e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veseli. Derisa po shihet një numër i madh i pjesëmarrësve, në momentin kur ata u përmendën, nisën brohorimat “UÇK, UÇK”.

Krasniqi para bashkëpartiakëve të tij, fillimisht tha se “PDK u mbijetoi shumë fortunave”.

“Të dashur bashkëapartiakë ju dhe unë e dijmë se rrugëtimi ynë nuk ka qenë aspak i lehtë, nëpër çfarë sfida kemi kaluar e po i kalojmë edhe sot. Jemi sulmuar gjatë. Cilado parti tjetër në vend, nuk do t’u mbijetonte këtyre fortunave. Ja ku jemi sonte, me mijëra, të mbledhur në një vend, brenda dhe jashtë kësaj salle, ma të fortë, më të gatshëm, më të bashkuar.” – u shpreh ai.

Tutje, kryetari i PDK-së ka theksuar kjo parti ka fituar më së shumti komuna në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vitin 2021.

“Gjatë tri viteve të fundit, kam pasur nderin e madh jetësor që ta udhëheq PDK-në. Ky rrugëtim, e ka forcu besimin tim se ndërsa nderojmë suksesen e së kaluarës, duhet të rritemi e zhvillohemi vazhdimisht, për t’iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të së tashmes dhe të ardhmes. Këtë e provuam në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe fituam duke marrë besimin e qytetarëve në më së shumti komuna në Kosovë. Sot, jemi krenarë me të gjithë kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, që janë bërë model i qeverisjes së mirë, qeverisje që kryn punë, e mban fjalën dhe u shërben qytetarëve”.

Para se ta prezantonte një video bërë për ish-liderët Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Krasniqi nderoi ata gjë që shkaktoi duartrokitje të shumta e brohoritje “UÇK, UÇK”.

“Si PDK kemi pasur fatin e madh që përgjatë viteve në krye të kemi dy personalitete që gjithmonë kanë qenë të hapur e guximshëm që ndryshimin e nevojshëm ta nisin duke nisur nga vetja, e duke bërë vetën më të mirë, këta dy e kanë bërë partinë më të mirë, Kosovën më të mirë. Kjo tregon se PDK nuk është parti rigjide e palëvzishme, por që ndryshon dhe i adaptohet sfidave të kohës.

Prandaj sonte, këtu, të gjithë së bashku, i nderojmë udhëheqësit liderët e shtetit dhe partisë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli.” – tha Krasniqi.

Ndërkohë, i pranishëm në Konventë është parë edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit.

Më pas ndërkaq, pritet që të mbajë fjalim edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, i cili do ta prezantojë programin qeverisës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit