13.1 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

“UÇK tund Strasburgun” – Enver Hoxhaj publikon videon nga protesta e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga protesta që po mbahet sot në Strasburg, ku mijëra shqiptarë nga gjithë bota janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Postimit të tij ai i ka bashkangjitur videon me mbishkrimin: “UÇK tund Strasburgun! UÇK në çdo zemër, në çdo zë.”, duke reflektuar atmosferën e zjarrtë që po mbretëron para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, transmeton lajmi.net.

Protesta e sotme është e katërta me radhë pas atyre në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive me rreth 6 mijë protestues. Tubimi po zhvillohet nga ora 13:00 përballë godinës së Këshillit të Evropës, aty ku pritet të dërgohet edhe një mesazh i fuqishëm politik dhe qytetar për lirimin e të paraburgosurve të UÇK-së.

rotesta e radhës do të vazhdojë në Maqedoninë e Veriut. Në Strasburg, mijëra flamuj kuq e zi dhe thirrje “UÇK! UÇK!” po krijojnë një atmosferë që, siç thotë Hoxhaj, “po e tund qytetin”

Të ngjashme

Të fundit