Fatmir Limaj dhe Adem Grabovci kohëve të fundit janë bërë të pandashëm, ku edhe sonte ka vizituar një familje, e cila ka dhënë shumë për Kosovën.
Bëhet fjalë për familjen e dëshmorit të UÇK-së, doktor Lec Gradica.
Limaj dhe Grabovci, kanë qenë të shoqëruar nga Gani Koci, një ish-epror i lartë i UÇK-së dhe ish i burgosur politikë, shkruan Scanner.
“Në Odën e Dr.Lecit (Gradicës), aty ku sikur dikur, edhe sot UÇK NA BASHKON”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.
Kohëve të fundit janë shtuar zërat për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK. Ai vazhdimisht është duke u shoqëruar nga eksponent të lartë të PDK-së, siç është Sami Lushtaku dhe të tjerët.