Ka përfunduar tubimi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku mijëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria dolën për të shprehur mbështetjen ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.
Tubimi, i organizuar nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”, u shoqërua me fjalime nga përfaqësues të shoqatave të veteranëve dhe personalitete politike, të cilët kërkuan drejtësi, njohje dhe respekt për luftën e drejtë të UÇK-së.
Pjesëmarrësit u larguan pa incidente, ndërsa organizatorët thanë se protesta ka për qëllim të ngrejë zërin për drejtësi dhe të theksojë bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trojet.