18.9 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

UBT, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Fondacioni Musei Civici di Venezia, prezantojnë në Tiranë trashëgiminë e Karl Gegës në një ekspozitë unike

- Advertisement -

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u bë hapja e ekspozitës kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit vizionar Karl Gega, një ngjarje kulturore dhe shkencore me rëndësi të veçantë. Ekspozita është organizuar nga UBT në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Fondacionin Musei Civici di Venezia, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë evropiane të kësaj figure kyçe të shekullit XIX.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të lartë nga UBT, Akademia e Shkencave, Fondacioni, si dhe Ambasada e Hungarisë në Shqipëri dhe institucione të tjera kulturore dhe shkencore. Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin e dijes dhe kulturës, si dhe rolin e rëndësishëm që luajnë studentët dhe stafi akademik i Fakulteteve të Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor dhe Dizajnit të Integruar në realizimin e kësaj ekspozite.

Ekspozita përmbledh jo vetëm dimensionin historik të veprës së Karl Gegës, por edhe ndikimin e tij kulturor në lidhjen e komuniteteve evropiane. Përveç ekspozitës në Tiranë, e njëjta do të vijë në Kosovë, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në korrik, duke shënuar një ngjarje me rëndësi rajonale dhe globale.

Angazhimi i studentëve dhe profesorëve të UBT-së në fushat e artit, medias digjitale, arkitekturës dhe dizajnit është kyç për përgatitjen dhe prezantimin e kësaj ekspozite. Puna e tyre profesionale dhe kreative jo vetëm që pasuron ngjarjen, por edhe forcon kapacitetet institucionale të UBT-së për të organizuar ekspozita ndërkombëtare me ndikim të gjerë.

Ky organizim nënvizon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rolin e universiteteve si ura lidhëse mes kulturave dhe shkencave të ndryshme, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe teknologjike.

Të ngjashme

Të fundit