Analisti Valon Syla deklaroi sonte në Pressing se UBO ka afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, “UBO i ka kry argat VV-së”.
“Çka me thanë për kredibilitetin e UBO-s dhe për gabimet që i ka bo në Shqipëri e Kosovë, e zgjedhjet lokale. Edhe për afërsinë që e ka me VV-në tash e një kohë”, komentoi Syla sondazhin e përfolur të UBO, i cili parashikon VV-në si partinë me më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“UBO në esencë i ka kry një argat”, vlerësoi Syla.
Sipas tij, arsyeja pse VV del sot me këto sondazhe është me fsheh edhe “aktakuzën e fundit ku janë rrokë grupi i Liburnit me grupin e Sveçlës në komunën e Prishtinës. Sot ishte lajmi që prokuroria ju hini për ata 50 milionë të Badovcit. Në këtë zor politik thojnë lëshoje një mizë ose shkyje një jastëk me i mbledhë puplat e jastëkut”, tha ai.