Një përleshje ka ndodhur mes futbollistëve të Fushë Kosovës dhe Gjilanit, kategorisë U19.
Klankosova.tv merr vesh se si pasojë e kësaj rrahje pesë futbollistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Bëhet e ditur se palët e përfshira janë dërguar në stacion policor për intervistim.
Kjo nuk është hera e parë që në futbollin kosovar kërcet grushti.
Para pak ditësh, një incident ka ndodhur në ndeshjen e ligës së dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit.
Kjo ngjarja bëri bujë të madhe duke ngjallur reagime të shumta.
Akti në fjalë ishte dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, duke i marrë edhe masat për katër futbollistë të Deçanit dhe një të Prizrenit.
Mirëpo, krejt e mira e kësaj pune është që tashmë zyrtarët e dyja klubeve në fjalë tashmë ia kanë zgjatur dorën e pajtimit, njëri-tjetrit.