10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

U19/ Kosova fiton në miqësoren kundër Lihtenshtajnit

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore në miqësoren kundër Lihtenshajnit, me rezultat 2:0, që u zhvillua të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali. Përzgjedhësi Adil Maliqi në këtë miqësore testoi kryesisht futbollistët e gjeneratës 2006 që luajnë në kampionatin vendor, por edhe disa lojtarë që luajnë në Evropë, e që nuk e patën mundësinë të luajnë në kampin e mbajtur javë më parë në Gjermani.

Kosova e dominoi lojën, por rrugën e golit e gjeti vetëm në minutat e fundit. Në pjesën e parë mundësinë më të mirë e pati Hamza Muçaj, kur nga gjuajtja e lirë qëlloi traversën. Ndërkohë, golat e fitores i realizoi Krenar Dulaj, në minutat 86-të dhe 90’+3′. Dulaj pas ndeshjes u shpreh i lumtur që e ndihmoi ekipin për t’iu gëzuar fitores. “Ishte emocion i papërshkrueshëm për mua që shënova dy gola, sidomos për faktin se kjo ishte ndeshja ime e parë në fanellën e Kombëtares. Jam shumë i lumtur që me golat e mi e ndihmova ekipin për të shënuar fitore”, tha Dulaj. I kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij u shpreh edhe përzgjedhësi, Adil Maliqi. “Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguan djemtë në këtë ndeshje, e në fund edhe rezultati doli pozitiv. Duhet ta kemi parasysh se ky ekip u grumbullu për herë të parë bashkë para dy ditësh. Janë lojtarë që nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, por arritën që të shfaqin lojë të mirë e të disiplinuar. Lihtenshtajni në letër duket kundërshtar i lehtë, por në fushë nuk është ashtu, ngase është një ekip kompakt dhe që luan bashkë në kampionatin e Zvicrës. Gjithsesi jam krenar me djemtë dhe me atë çfarë treguan. Jam i bindur se për ndeshjet kualifikuese do të ndërtojmë një ekip shumë të fortë, ngase kemi potencial”, tha Maliqi. Ai bërë të ditur se në muajin e ardhshëm planifikon edhe një grumbullim, ku do të përpiqet të ketë në dispozicion futbollistët me të cilët parashikon të paraqitet në ndeshjet kualifikuese në nëntor.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit