Në elitën e futbollit norvegjez, Fotland Bryne u rikthye këtë sezon pas 22 vitesh mungesë.
Bryne FK mori një fitore të madhe në xhiron e tretë të Eliteserien, duke e mposhtur 3-1 Haugesund.
Axel Kryger shënoi gol në minutën e katërt të ndeshjes nga pika e bardhë, dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes.
Për këtë, ai u shpërblye me një çmim goxha të veçantë.
22-vjeçari pranoi një qengj si çmim për performancën e tij në këtë përballje.
Bryne FK është i njohur për dhënien e çmimeve të tilla, pasi para pak ditësh i kishte dhënë një futbollisti të saj disa pako me vezë.