6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

U zbuluan skandalet në ministri, Peci insiston: Po më bëhet betejë, jam gati të vdes për me mbrojtë dinjitetin

- Advertisement -

Ministri në detyrë, Faton Peci po insiston se mediat po zhvillojnë një “betejë të orkestruar” ndaj tij, në të cilën, thotë se është “i gatshëm të vdes që ta mbrojë dinjetin personal”.

Këto deklarata, Peci i bëri në “ATV”, ku fillimisht tha:

“As kërcënim, unë po du me tregu që nëse dikush është i gatshëm me çdo kusht me tentu me më vendos njolla të paqena, jam i gatshëm edhe me vdek për me mbrojtë dinjtetin personal dhe familjar” – u shpreh ai.

Më pas, Peci u pyet nga gazetari se pse duhen anashkaluar institucionet kompetente, dhe duhet të deklarojë se “është i gatshëm me vdekë”.

“Unë krejt çka kam pa në këto katër vite, unë kam ndërmarrë dhe kam dalë përtej parashikimeve të mia personale se ku mundem me arrit në objektiva në nivel të ministrisë. Unë nuk mundem personalisht me i adresu problemet strukturore që i ka shoqëria kosovarë në sistemin e drejtësisë, ështrë problem strukturor.

Nëse unë e shoh, që ka një betejë të orkestruar, që disa indikacione janë të qarta prej nga vijnë, nëse ti je i gatshëm me i hy një projekti me më njollos, jam i gatshëm me shku deri në fund me mbrojtë dinjetin personal e familjar” – tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit