-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

U vra nga policia, del autopsia e 25-vjeçarit me ngjyrë në ShBA: Është qëlluar me armë 46 herë

- Advertisement -

Mediet e huaja kanë publikuar raportin e autopsisë të 25-vjeçarit që u vra nga poilicia e Ohios muajin e kaluar.

Sipas raportit në trupin e të riut me ngjyrë u gjetën 46 plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ekzaminuesi mjekësor tha se ishte e pamundur të dihej se cili plumb vrau Jayland Walker, ose sa të shtëna u qëlluan në total.

Raporti vjen dy ditë pasi qindra njerëz protestuan për vdekjen e tij në qytetin e Akronit, i cili vazhdon të jetë në rrezik.

Zyrtarët kanë shpallur një shtetrrethimi të premten në mbrëmje për shkak të protestave masive në vend.

Sipas ekspertit mjekësor, Walker pësoi lëndime të rënda në zemër, mushkëri dhe arterie nga të shtënat e 27 qershorit në qytetin Akron.

Autoritetet kanë thënë se ai ka gjuajtur një e shtënë të vetme 40 sekonda në ndjekje.

Pamjet e kamerave të trupit të policisë tregojnë Walker, me një maskë skish, duke u hedhur nga automjeti në lëvizje dhe duke u futur në një parking ku policia hapi zjarr ndaj tij nga shumë drejtime. /Abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit