15.7 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

U vra nga breshëri plumbash në Shkodër, kush është viktima Armando Pali?

- Advertisement -

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

Nga breshëria e plumbave të kallashnikovit ka mbetur i vrarë Armando Pali.

Armand Pali ka shërbyer më parë si këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës ndërsa Erogen Vaso nuk është i panjohur për organet e rendit, pasi emri i tij u përmend në vitin 2023 në lidhje me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Dyshohet se Erogen Vaso ka qenë shënjestra kryesore e atentatit, ndërsa ai dhe viktima Armand Pali ndodheshin së bashku në lokal në momentin e sulmit.

Gruaja e plagosur gjithashtu po pinte kafe në të njëjtin lokal.

Burimet e Euronews bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për autorin e drejtpërdrejtë të sulmit apo për një bashkëpunëtor.

Të ngjashme

Të fundit