20.1 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

U votua elektronikisht, 3 bashkitë e para i fiton Partia Socialiste në Shqipëri

- Advertisement -

Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri për bashkitë ku është votuar elektronikisht. Partia Socialiste ka fituar në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit.

Në Vorë, fitues rezulton kandidati i PS, Blerim Shera me 8125 vota, ose 74.28 %. Ndërsa në Elbasan, Gledian Llatja, i Partisë Socialiste është i rikonfirmuar në detyrë me 24823 vota, ose 55.03%. Kandidati socialist Rakip Suli, u shpall fitues me me 23657, ose 60.65 % të votave.

Rakip Suli ka siguruar mandatin e dytë nën logon e PS për Bashkinë Kamzë, me 60.65 % të votave.

Partia Socialiste është shpallur fituese edhe në bashkinë e Vorës me Blerim Sherën.

Gentjan Llatja ka fituar dhe një mandat në krye të bashkisë së Elbasanit përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi.

 

Të ngjashme

Të fundit