5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

U vetëvra se iu publikua fotografia intime, 27-vjeçarja e martuar dhe nënë e një fëmije, arrestohet 39-vjeçari

- Advertisement -

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kamzës, ku një 27-vjeçare u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte me qira dhe për pasojë ndërroi jetë.

Sipas policisë, shkak dyshohet se ka qenë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i cili u vu në pranga.

39-vjeçari i arrestuar është shtetasi me iniciale A. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”. Ditën e djeshme policia raportoi se e reja kishte rënë nga kati i katërt i ballkonit të banesës ku jetonte me qira, por sot ngjarja ka marrë një tjetër kthesë.

Fotoja e mëposhtme u bë shkak i vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibora Abedini, e cila dy ditë më parë u hodh nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku banonte me qira në Kamëz.

Ajo ndodhet në foto në momente intime bashkë me 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili u vu në pranga si personi që ka shkaktuar vetëvrasjen e të resë. Sipas autoriteteve, dyshohet se ai ka qenë personi i cili e ka shpërndarë foton në rrjetin social TikTok.

Por, Altin Çoku është personazh i njohur në rrjetin social TikTok dhe në një bisedë të bërë në këtë rrjet social, ai pretendon se foton ia ka marrë një shok nga telefoni, kur ndodheshin në kafe dhe ia ka publikuar ky i fundit.

39-vjeçari pretendon se ka qenë në lidhje intime me viktimën dhe se foton e kanë bërë në hotel dhe gjithashtu se publikimi i asaj fotoje i ka shkaktuar probleme dhe me bashkëshorten.

Mësohet se 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një fëmijë dhe ishte në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun dhe kanë patur vetëm një takim bashkë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja u hodh nga kati i katërt i tarracës së banesës ku jetonte me qira dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Shekulli/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit