22 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

U vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

Për Thaçin: Rreziku i pengimit të procedurave nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Sa i përket Thaçit, gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

Përveç kësaj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku që ai të arratiset, t’i pengojë procedurat si dhe të kryej krime të tjera.

Konstatimin për rrezik të arratisjes, Masselot e ka mbështetur në faktin që ende mbeten të vlefshme vlerësimet që nga vendimi i tretë për vazhdimin e paraburgimit.

Këto vlerësime kanë të bëjnë me rëndësinë e veprave penale për të cilat Thaçi akuzohet dhe dënimi i mundshëm në rast që ai shpallet fajtor, qëllimet jo të mira të të akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave të Gjykatës, mundësinë e tij për t’u arratisur pavarësisht paraburgimit të tij aktual në çështjen 06 ku ai akuzohet për krime lufte etj.

Konstatimin për rrezikun për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështet për faktin se Thaçi dyshohet se ka bashkëpunuar me tri grupe që i udhëhiqte për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në çështjen ku ai akuzohet për krime lufte.

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DHSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DHSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, rreziku i pengimit të procedurave thuhet se nuk është zhdukur plotësisht me përfundimin e çështjes së Prokurorisë në rastin ku Thaçi po akuzohet për krime lufte.

“Rreziku i pengimit nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së ZPS-së në çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende në zhvillim dhe dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë mund të përballen me hakmarrje ose të nxiten për të tërhequr dëshmitë; (ii) rreziku i pengimit vlerësohet jo vetëm në lidhje me çështjen

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësi.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

Për Thaçin: Rreziku i pengimit të procedurave nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Sa i përket Thaçit, gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

Përveç kësaj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku që ai të arratiset, t’i pengojë procedurat si dhe të kryej krime të tjera.

Konstatimin për rrezik të arratisjes, Masselot e ka mbështetur në faktin që ende mbeten të vlefshme vlerësimet që nga vendimi i tretë për vazhdimin e paraburgimit.

Këto vlerësime kanë të bëjnë me rëndësinë e veprave penale për të cilat Thaçi akuzohet dhe dënimi i mundshëm në rast që ai shpallet fajtor, qëllimet jo të mira të të akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave të Gjykatës, mundësinë e tij për t’u arratisur pavarësisht paraburgimit të tij aktual në çështjen 06 ku ai akuzohet për krime lufte etj.

Konstatimin për rrezikun për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështet për faktin se Thaçi dyshohet se ka bashkëpunuar me tri grupe që i udhëhiqte për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në çështjen ku ai akuzohet për krime lufte.

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DHSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DHSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, rreziku i pengimit të procedurave thuhet se nuk është zhdukur plotësisht me përfundimin e çështjes së Prokurorisë në rastin ku Thaçi po akuzohet për krime lufte.

“Rreziku i pengimit nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së ZPS-së në çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende në zhvillim dhe dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë mund të përballen me hakmarrje ose të nxiten për të tërhequr dëshmitë; (ii) rreziku i pengimit vlerësohet jo vetëm në lidhje me çështjen 06, por edhe me çështjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhdueshëm i zbulimit e rrit më tej këtë rrezik, pasi i jep Thaçit qasje në informacion sensitiv që lidhet me dëshmitarët”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, Masselot ka thënë se asnjë masë alternative nuk mund t’i zbus mjaftueshëm rreziqet ekzistuese dhe vazhdimi i paraburgimit për Thaçin është i nevojshëm.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Mbrojtja e Smakajt kërkon lirimin e tij

Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga Jonathan Rees dhe Huë Bowden ka thënë se klienti i tyre duhet të lirohet menjëherë me arsyetimin se asnjë prej 53 paketave të zbulimit të publikuara nga Prokuroria nuk përmbajnë prova që i atribuohen zërave të të akuzuarve siç janë paraqitur në transkriptat e audioincizimeve të bëra në objektet e paraburgimit me

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

Për Thaçin: Rreziku i pengimit të procedurave nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Sa i përket Thaçit, gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

Përveç kësaj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku që ai të arratiset, t’i pengojë procedurat si dhe të kryej krime të tjera.

Konstatimin për rrezik të arratisjes, Masselot e ka mbështetur në faktin që ende mbeten të vlefshme vlerësimet që nga vendimi i tretë për vazhdimin e paraburgimit.

Këto vlerësime kanë të bëjnë me rëndësinë e veprave penale për të cilat Thaçi akuzohet dhe dënimi i mundshëm në rast që ai shpallet fajtor, qëllimet jo të mira të të akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave të Gjykatës, mundësinë e tij për t’u arratisur pavarësisht paraburgimit të tij aktual në çështjen 06 ku ai akuzohet për krime lufte etj.

Konstatimin për rrezikun për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështet për faktin se Thaçi dyshohet se ka bashkëpunuar me tri grupe që i udhëhiqte për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në çështjen ku ai akuzohet për krime lufte.

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DHSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DHSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, rreziku i pengimit të procedurave thuhet se nuk është zhdukur plotësisht me përfundimin e çështjes së Prokurorisë në rastin ku Thaçi po akuzohet për krime lufte.

“Rreziku i pengimit nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së ZPS-së në çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende në zhvillim dhe dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë mund të përballen me hakmarrje ose të nxiten për të tërhequr dëshmitë; (ii) rreziku i pengimit vlerësohet jo vetëm në lidhje me çështjen 06, por edhe me çështjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhdueshëm i zbulimit e rrit më tej këtë rrezik, pasi i jep Thaçit qasje në informacion sensitiv që lidhet me dëshmitarët”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, Masselot ka thënë se asnjë masë alternative nuk mund t’i zbus mjaftueshëm rreziqet ekzistuese dhe vazhdimi i paraburgimit për Thaçin është i nevojshëm.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Mbrojtja e Smakajt kërkon lirimin e tij

Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga Jonathan Rees dhe Huë Bowden ka thënë se klienti i tyre duhet të lirohet menjëherë me arsyetimin se asnjë prej 53 paketave të zbulimit të publikuara nga Prokuroria nuk përmbajnë prova që i atribuohen zërave të të akuzuarve siç janë paraqitur në transkriptat e audioincizimeve të bëra në objektet e paraburgimit me date 9 shtator dhe 7 tetor 2023. Si rrjedhojë, ata pretendojnë se kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj Smakajt nuk janë përmbushur.

“Mbrojtja e Smakajt pretendon se, në mungesë të provës së artikuluar për atribuomini e zërave të folësve, Transkriptet e vitit 2023 nuk mund të mbështesin një dyshim të bazuar për qëllimet e nenit 41(6) të Ligjit”, thuhet në vendim.

Ndërsa, Prokuroria e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë se ajo se çfarë ka thënë mbrojtja përgënjeshtrohet nga dosja e provave në këtë çështje dhe për rrjedhojë, kërkesa e tyre për lirim të menjëhershëm duhet të refuzohet.

Ndërsa, gjyqtarja rikujtoi se që nga vendimi për konfirmimin e aktakuzës u konstatua se ekziston dyshim i bazuar se Smakaj është përgjegjës për vepra penale që bien në juridiksionin e DHSK-së.

Masseloti ka thënë se përgjegjësia penale e Smakajt mbështetet në materiale specifike dhe të detajuara që janë paraqitur nga Prokuroria ndërsa transkriptet përbejnë vetëm një aspekt të një bazë të gjerë provash mbi të cilat është mbështetur konstatimi në konfirmimin e aktakuzës.

Si rrjedhojë, Masselot konstatoi se argumentet e mbrojtjes së Smakajt janë të pabazuara dhe se ende vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se Smakaj ka kryer vepra penale për të cilat flitet në aktakuzë.
Sa i përket rrezikut të arratisjes, Masselot ka thënë se të gjitha vlerësimet e përcaktuara në vendimin e tretë për shqyrtimin e paraburgimit mbeten të vlefshme. Këto vlerësime kanë të bëjnë me dijeninë e Smakajt për rëndësinë e veprave penale për të cilat akuzohet së bashku me dënimin potencial në rast që ai shpallët fajtor, mosrespektimin e ligjeve dhe rregullave të gjykatës, fakti që ai ka një pasaportë aktive të Shqipërisë dhe ka mundësinë që ai të largohet dhe faktin që ai ka mundësinë për t’i ikur drejtësisë duke marrë parasysh pozitat e tij të mëparshme në institucionet e Kosovës.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vazhdon gjithashtu të jetë e bindur se i akuzuari mund të mbështetet në një rrjet të rëndësishëm individësh me ndikim nga të cilët mund të kërkojë dhe sigurojë burime dhe mbështetje për qëllime arratisjeje”, thuhet në vendimin ndaj Smakajt ku u konstatua se ekziston rreziku që ai të arratiset.

Po ashtu, edhe rreziku për pengim të procedurave të DHSK-së thuhet se vazhdon të ekzistojë duke u nisur nga dyshimet që ai ishte pjesë e grupit të udhëhequr nga Thaçi me synimin që të ndikohet në dëshmitar.

“Këmbëngulja e Smakajt për të vazhduar përpjekjet për pengim të procedurave të DS-së, përfshirë ndjekjen e urdhrave nga persona me ndikim politik ndaj të cilëve ai është besnik, si Thaçi;
(iii) rritja e ndërgjegjësimit të Smakajt për provat inkriminuese ndaj tij, si rezultat i zbulimit në vazhdim, e cila krijon stimuj shtesë për të ndërhyrë te dëshmitarët”, thuhet në vendim i cili konstatoi se Smakaj ka rrezik që të kryej edhe vepra të tjera.

Si rrjedhojë, u konstatua që asnjë prej kushteve tjera përveç masës së paraburgimit nuk mund të zbusin mjaftueshëm rreziqet në këtë rast.

Mbrojtja e Fazliut s’bën parashtrime mbi kërkesën e Prokurorisë për vazhdim paraburgimi

Ngjashëm si mbrojtja e Thaçit, edhe mbrojtja e Fazliut, e cila përfaqësohet nga avokati David Young nuk ka parashtruar asgjë ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndryshe, ngjashëm si për Smakajn edhe për Fazliun thuhet se në vendimin për konfirmimin e aktakuzës ishte konstatuar se Fazliu mban përgjegjësi penale brenda juridiksionit të DhSK-së.

Përveç kësaj, në vendimin për vazhdimin e paraburgimit u konstatua se vazhdon të ketë rrezik të arratisjes, pengim të procedurave të DHSK-së dhe rrezik për kryerjen e krimeve të tjera për Fazliun.

Ndër, vlerësime të tjera, vlerësohet që Fazliu ka rrezik t’i shmanget drejtësisë duke e marrë parasysh lidhjet e tij të ngushta me ish-komandantet e UÇK-së po ashtu edhe veteranët e UÇK-së me ndikim politik nga të cilët mund të kërkojë dhe sigurojë burime të mjaftueshme për arratisje.

“… natyra e akuzave të konfirmuara kundër Fazliut, i cili ishte pjesë e një grupi të udhëhequr nga Thaçi, që synonte të ndikonte në mënyrë të paligjshme mbi dëshmitarët; (ii) njohuritë e treguara të Fazliut për synimet penguese të Thaçit, si dhe qëllimi i tij për t’i ndjekur ato; (iii) këmbëngulja dhe prirja e tij për të penguar procedurat e DHSK-së duke mbështetur interesat dhe urdhrat e udhëheqjes së lartë të UÇK-së; (iv) aftësia e tij për të fituar pëlqimin nga persona besnikë ndaj tij, përfshirë djalin e tij, me qëllim të pengimit të procedurave të DhSK-së”, thuhet në vendimin ku u konstatua se Fazliu ka rrezik që të pengojë procedurat e DSK-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot thotë se asnjë prej kushteve të propozuara për lirimin me kusht të Fazliut nuk mund të jenë të mjaftueshme për t’i zbutur plotësisht rreziqet që dalin për këtë rast si dhe paraburgimi i tij është i nevojshëm. /BetimipërDrejtësi

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KETU

Të ngjashme

Të fundit