5.9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

U vazhdohet paraburgimi dy serbëve të arrestuar për terrorizëm në veri

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për një muaj masën e paraburgimit dy shtetasve të Serbisë, të dyshuar se po planifikonin kryerjen e veprave terroriste në Kosovë.

“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.J dhe I.S,  ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 1 (një) muaj, për secilin”, ka thënë për teve1.info zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Policia e Kosovës në orët e vona të 30 majit kishte arrestuar dy persona në Jarinje për ‘Posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve’..

Atyre u ishin gjetur e sekuestruar thika, një maskë, sfera metalike, emblema me simbole nacionaliste e pajisje të tjera.

Të njëjtit sipas Prokurorisë po përgatisnin kryerjen e veprave terroriste në territorin e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit