5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

U thirr nga SPAK, Meta: Asnjë institucion nuk mund të më bëjë presion

- Advertisement -

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit.

Aty tërhoqi vëmendje prezenca e Luçiano Boçit, nënkryetar i PD-së, njëkohësisht kandidat për Bashkinë e Elbasanit.

Për mediat, Meta u shpreh se Elbasani për shkak të keqqeverisjes aktuale renditet si bashkia e parafundit në nivel ekonomik, dhe se me Luçiano Boçin në krye për Elbasanin do të nisë një faqe e re historie për këtë qytet.

I pyetur për thirrjet nga SPAK, ai u shpreh se nuk ka institucion që të mund t’i bëjë presion Ilir Metës.

“Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje”, theksoi ai. /euronews/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit