13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

U tha se u nisën këmbë për në mitingun e Vuçiqit, pamja dëshmon se serbët nga Kosova po barten me autobus për në Beograd

- Advertisement -

Disa aktivistë nga grupit ‘Uzinat’ i kanë siguruar mediumit N1 në Serbi një video me anë të së cilës ata thonë se është dëshmi se si pjesëmarrësit serbë të “Marshimit nga Kosova”, të cilët shkuan në mitingun e Aleksandër Vuçiqit në Beograd, po ngarkohen në autobusë jo shumë larg qendrës së Gornji Milanovacit, qytet në Serbi.

“Sipas dëshmisë së qytetarëve, kolona e këmbësorëve është larguar nga parkingu te Shtëpia Norvegjeze rreth orës 15:30. Gjatë shëtitjes kanë bërë pushim në fabrikën “Spektar” dhe rreth orës 18:30 kanë mbërritur në fshatin Maidan, përballë tavernës “Shofer”.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, në orën 18:40, shfaqen dy autobusë dhe pak më pas vijnë edhe dy të tjerë, në të cilët kanë hyrë të gjithë “këmbësorët”. Sipas dëshmitarëve, asnjëri prej tyre nuk ka mbetur, përveç disa personave që ndodheshin në dy makina”, raporton N1.

Kjo video, demanton pretendimet dhe raportime se disa serbë nga Kosova thuhet se janë nisur në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në mbledhjen që pritet të mbahet më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëroi ditë më parë.

Të ngjashme

Të fundit