0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

U tha se në Dragash është një zyre ruse që shpërndan ndihma, reagon kryetari i komunës

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka reaguar pasi aktivisti i komuniteti goran, Fatir Berzati në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë se në këtë komunë është një zyre ruse, pra organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.

Xheladini përmes një shkrimi në Facebook tha se organet kompetente janë në dijeni për këtë deklaratë.

“Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi. Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit”, tha Xheladini.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit