Para disa javësh u përfol se modelja Tephanie Rose Bertram ka nisur një romancë me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Teksa nuk ishte asgjë e sigurt, së fundmi, bukuroshja bionde ka sqaruar këtë raport të përflitur.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka mohuar lidhjen me futbollistin.
Bertram shkroi një deklaratë të gjatë duke goditur mediat dhe pretendoi se ajo ka qenë viktimë e bullizmit në internet.
Deklarata e plotë e Rose mbi marrëdhënien me Mbappen:
“Normalisht që nuk u përgjigjem lajmeve rozë apo thashethemeve, por ka edhe një kufi që nuk duhet kaluar.
Javët e fundit janë përhapur gënjeshtra për mua që po i shkaktojnë dëme serioze familjes sime, vetes dhe atyre që më rrethojnë.
2023 ka filluar për mua me urrejtje dhe ngacmim kibernetik, për fat të keq është tabloja e trishtuar e asaj që bota jonë po bëhet.
Asgjë që është thënë, shkruar apo pretenduar nuk është e vërtetë në asnjë formë.
E vërteta nuk mund dhe nuk do të vijë nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani.
Pjesa më e keqe është se njerëzit në fakt e besojnë këtë marrëzi, edhe pse nuk ka asnjë provë në atë që është thënë për mua dhe megjithatë ka kaq shumë gënjeshtra për të shkatërruar imazhin dhe reputacionin tim.
Në një botë ku marrja e klikimeve është gjithçka që ka rëndësi, ne ndonjëherë harrojmë se të gjithë jemi ende njerëz dhe se ngacmimi kibernetik për fat të keq mund të shkatërrojë jetë.
Prandaj ndjeva nevojën të flas, sepse nëse i lejojmë të gjithë të thonë atë që duan të thonë, mund të fillojmë të mendojmë se kjo është normale. Ka shumë njerëz të tjerë që merren me këtë dhe kjo është thjesht e keqe e pastër.
Për familjen time, shoqërinë dhe ndjekësit unë sinqerisht e vlerësoj mbështetjen tuaj.
Shpërndani të vërtetën, shpërndani dashuri dhe jini të sjellshëm sepse në fund dashuria do të mbizotërojë gjithmonë”. /Kosovarja/