11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

U tha se kishin pasur një njohje jashtë, nis afrimi i Sarës dhe Silvit në shtëpinë e “BBVIP”: “Mos na bëhet xheloz Bardhi”

- Advertisement -

Me hyrjen e tij në shtëpinë e “BBVIP”, Silvi Fort tentoi të “trazonte ujërat” duke pranuar, në një farë mënyre se kishte pasur një njohje aka flirt me Sarën jashtë, gjë që ende nuk e ka komentuar me vetë banoren e reality show-t, por ka pranuar se kanë punuar bashkë dhe janë të afërt.

Sigurisht, fjalët e Silvit u bënë virale në rrjet dhe mediat rozë, pasi nëse është e vërtetë, do të ishte ish-i i dytë i Sarës në program, krahas të dashurit aktual, ndërsa sot është vënë re një afrim “në kuadër të lojës” mes të dyve. Kështu, edhe pse nuk kanë pasur mjaft komunikim këto pak ditë, Silvi ka përfituar nga rasti që ka qenë vetëm me Sarën, për t’i shprehur mbështetje, duke i hedhur edhe një “thumb” për Bardhin.

Pjesë nga biseda:

“Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.

Sara: Përqafime. Faleminderit.

Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.

Sara: Jo, jo…

Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.

Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.

Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…

Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.”

https://www.instagram.com/reel/C30BUtfs8Nj/?igsh=ZHJoY3Q5eWNoM3Nn

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit