2.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

U tha se i kishin dhënë fund lidhjes 3-vjeçare, Lady Gaga shfaqet si rrallë herë me të dashurin

- Advertisement -

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, dhe partneri i saj Michael Polansky së fundmi janë parë së bashku në dy koncerte në Las Vegas, duke iu dhënë kështu fund thashethemeve për ndarje.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, artistja duket shumë e lumtur krahas Polanskyt, teksa çifti po kërcenin dhe po argëtoheshin me njëri-tjetrin në koncert.

Kujtojmë që një muaj më parë dyshja u panë së bashku, kohë pasi “Radar Online” raportoi se ata i dhanë fund romancës së tyre trevjeçare për shkak të një mosmarrëveshjeje për martesën dhe fëmijët.

“Ata u ndanë disa muaj më parë. Ishte miqësore. Ata janë ende miq”, tha një burim.

Mesa duket çifti janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa Gaga ka folur më parë për Polansky në intervistat e kaluara, duke e quajtur atë “gjithë jeta ime”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit