-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

U tha në Speciale se nuk është mirë, vajza e Jakup Krasniqit tregon gjendjen e tij shëndetësore

- Advertisement -

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra.

Lajmi.net ka kontaktuar vajzën e tij, Gresa Krasniqi për të marrë informata lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Në një prononcim për lajmi.net, vajza e Jakup Krasniqit është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë por vetëm ai po përballet më nje grip të lehtë.

“Kam biseduar me Avokatin, nuk është diçka shqetësuese, grip i zakonshëm” ka thënë Gresa Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar këtë muaj. Ata para trupit gjykues janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit