Para pak ditësh qarkulloi kudo në rrjetet sociale dhe në media lajmi se Rihanna ka vendosur që të tërhiqet nga muzika. E gjitha kjo erdhi duke qenë se krijuesja e hitit “Diamonds” u fotografua në qytetin e Nju Jorkut me A$AP Rocky e veshur me një bluzë ku shkruhej: “Unë jam në pension.”
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Extra” Rihanna kishte dëshirë që të sqaronte disa gjëra. Këngëtarja dhe sipërmarrësja që momentalisht është duke promovuar linjën e saj të re për flokët nga Fenty sigurisht që u përgjigj dhe vendosi pikat mbi ‘i’ në lidhje me thashethemet që qarkullojnë.
Isha vetëm unë që shikoja në të ardhmen. Unë nuk jam në pension. Thjesht më pëlqen ajo bluzë. E mora si dhuratë dhe më pëlqeu… Ata nuk e lexuan rreshtin e dytë, unë nuk jam pensionist, thjesht jam tërhequr nga veshjet, është shumë mundim.
Më pas ajo shtoi me shaka:
Prisni bluzën ‘I Quit (unë heq dorë)’.
Rihanna publikoi për herë të fundit një album në vitin 2016. Ajo ka qenë shumë e zënë duke ndërtuar perandorinë e saj Fenty dhe duke u kujdesur për familjen e saj me reperin A$AP Rocky.
Çifti ka dy djem, RZA, i cili lindi në muajin maj të vitit 2022 dhe Riot, i cili lindi në gusht të vitit 2023. Rihanna tha për “Extra” se do të donte të kishte një vajzë.
Një vajzë e vogël e lezetshme do të ishte shumë argëtuese. Megjithatë, kjo nuk do të thotë menjëherë. Unë nuk jam shtatzënë, nëse kjo është ajo që po pyesni.
Ajo tha gjithashtu se po punon për të sjellë në treg muzikë të re dhe iu lut fansave që t’i jepnin pak kohë.