8.4 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

“U takuam privat, më kërkoi falje – Nëse e këqyrim bagazhin patriotik, Bahtiri nuk është në pozicion me na shitë moral të tillë”, Gruda pas përplasjes në Kuvend

- Advertisement -

Sonte në Pressing po diskutohet për seancën e sotme, ku Glauk Konjufca dështoi të zgjidhet kryeministër i Kosovës, përplasjet në Kuvend dhe zhvillimet që pritet të pasojnë në ditët në vijim. Në studio janë Valon Murati, Albert Krasniqi, Përparim Gruda, Dukagjin Gorani, Dibran Hoxha e Burim Ramadani.

Pas përplasjes në Kuvend me Agim Bahtirin, Gruda tha se u takua në korridor me të pas përfundimit të seancës, ku edhe i kërkoi këtij të fundit falje.

Ai tha se sa i përket bagazhit patriotik, Bahtiri nuk është në pozicion që të shesë moral të tillë.

“U takuam në korridor, dhe me kërkoj falje, tha nuk e pata me ty por me partinë. Mendoj që ishte e ultë, më vjen keq nëse hyjmë me kqyrë bagazhin patriotik, nuk mendoj që Bahtiri është në pozicion me na shit moral të tillë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit