4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

U shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, Marine Le Pen i ndalohet të garojë në zgjedhjet presidenciale më 2027

- Advertisement -

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar.

Gjykata i ndaloi të mbajë poste publike për pesë vjet, në këtë mënyrë ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027. Ajo, gjithashtu, u dënua me 100.000 euro gjobë.

Marine Le Pen dhe 24 persona të tjerë nga partia e saj e ekstremit të djathtë, përfshirë zyrtarë partie, punonjës, eurodeputetë dhe asistentë, u gjykuan në nëntor të vitit të kaluar për akuzat se kishin marrë para nga Parlamenti Europian si pjesë e një skeme të supozuar me vende pune të rreme. Në vend që paratë të shpenzoheshin për stafin e BE-së, ata u akuzuan se i kanë përdorur për ta paguar stafin e partisë në Francë.

Parlamenti Europian vlerësoi se fondet e përvetësuara arrinin vlerën e rreth 7 milionë eurove. Le Pen dhe të tjerët i kanë mohuar akuzat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit