Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër në lidhje me xhirimet në varrimin e vëllait të Gjestit.
Ajo u shpreh se është tronditur kur i ka parë njerëzit duke filmuar, derisa u shpreh se ky varrim u kthye në cirk.
“Mediat sociale janë të fuqishme, por janë edhe të rrezikshme. Ato janë ndërtuar mbi vëmendjen, por nuk duhet kurrë të lavdërojnë llojin e gabuar të vëmendjes! U trondita kur pashë njerëz duke filmuar me telefon në një varrim”.
“Kjo është absurde, çnjerëzore dhe jashtëzakonisht mungesë respekti. Ajo që duhet të jetë një moment privat, shndërrohet në një cirk. Një ditë do t’i mësoj djalit tim: Këta janë njerëzit nga të cilët duhet të rrish larg, ata që japin shembullin më të keq”, ka shkruar tutje ajo.