Trajneri rumun Mircea Lucescu është aktualisht i shtruar në spital në gjendje kritike, pasi pësoi një atak të dytë në zemër në orën 11:30 të ditës së sotme, (3 prill) dhe aktualisht sipas mjekëve rumunë është në koma.
80 vjeçari është i shtruar në Spitalin Universitar të Bukureshtit pasi nuk ndihej mirë në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar rumun, pas problemeve shëndetësore që pësoi më 29 mars.
Ishte planifikuar të dilte nga spitali sot, por ka hasur probleme të reja. Thuhet se pësoi një atak në zemër këtë mëngjes dhe pak pasi gjendja e tij u stabilizua, pësoi një atak të dytë në zemër disa orë më vonë.
Në orën 11:35, Spitali Universitar i Bukureshtit lëshoi një deklaratë në të cilën dha sqarime mbi gjendjen e tij..
“Gjatë mëngjesit, pacienti pësoi infarkt akut miokardi. Ai u dërgua në urgjencë dhe menjëherë mori ndërhyrjet e nevojshme mjekësore dhe terapeutike, sipas protokolleve në fuqi. Pacienti mbetet i shtruar në Departamentin e Kardiologjisë, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor”, njoftoi Spitali Universitar i Urgjencës në Bukuresht.






