21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“U rrëzua” nga Zelensky, ish-presidenti ukrainas planifikon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale

- Advertisement -

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka zbuluar se po planifikon të kandidojë sërish për postin e presidentit.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se do ta bëjë këtë vetëm pasi të përfundojë lufta me Rusinë, shkruan Sky News.

“Nëse më pyesni nëse planifikoj të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë po. Por së pari, për këto zgjedhje, ne duhet të kemi një fitore”, tha ai.

Ukraina duhej të mbante votimin e radhës presidencial këtë vit, por nuk mund ta bëjë këtë ndërkohë që ligji ushtarak – i shpallur në përgjigje të luftës – është në fuqi.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi në dhjetor të vitit 2023 se ishte i gatshëm të vazhdonte me zgjedhjet siç ishte planifikuar, por besonte se shumica e ukrainasve mendojnë se një votim do të ishte “i rrezikshëm dhe i pakuptimtë” në kohë lufte.

Poroshenko ishte president i Ukrainës midis 2014 dhe 2019, por u rrëzua në zgjedhjet kundër Zelensky./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit