Home Lajme Botë U rrëmbyen në Haiti, lirohen infermierja amerikane dhe vajza e saj

U rrëmbyen në Haiti, lirohen infermierja amerikane dhe vajza e saj

0
U rrëmbyen në Haiti, lirohen infermierja amerikane dhe vajza e saj

Infermierja amerikane, Alix Dorsainvil dhe vajza e saj janë liruar pasi u rrëmbyen në Haiti, tha punëdhënësi i saj.

“Me gëzim të jashtëzakonshëm ne në El Roi Haiti konfirmojmë lirimin e sigurt të anëtares dhe mikeshës tonë të stafit, Alix Dorsainvil dhe fëmijës së saj, të cilat u mbajtën peng në Port au Prince, Haiti. Sot ne po falënderojmë Zotin për lutjen e përgjigjur”, thuhet në deklaratë.

Organizata kërkoi që askush të mos kontaktojë Dorsainvil ose familjen e saj, sepse sipas tyre “ka ende shumë për të përpunuar dhe për t’u shëruar në këtë situatë”.

Dorsainvil dhe vajza e saj u rrëmbyen nga ministria e komunitetit, El Roi Haiti, ku ajo punon në Port-Au-Prince, shkruan CNN.

Bandat në qytet shpesh kryejnë operacione rrëmbimi me qëllime fitimi që synojnë komunitetet lokale.

Shumica e viktimave janë vendase, por edhe të huajt janë kapur në të kaluarën. Në vitin 2021, 17 misionarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja u kindapuan nga një bandë lokale ndërsa udhëtonin në rrugën në veri të kryeqytetit dhe u mbajtën peng për më shumë se një muaj.

Exit mobile version