James Rodrigez nuk do të jetë më pjesë e Olimpiakosit, duke u bërë dhe njëherë një lojtar i lirë.
Ish-ylli i Realit të Madridit ka vendosur që të ndërpresë kontratën me skuadrën greke, teksa ai kërkon për një tjetër aventurë.
Në gjurmët e tij janë vendosur Beshiktash dhe Gallatasarji, të cilat janë gati të dëgjojnë kushtet e kolumbianit.
Rodrigez u kthye në Europë verën e kaluar, por pa mundur të shkëlqente sërish.