Turqia është përfshirë nga një skandal i madh që ka tronditur industrinë e argëtimit, pas një bastisjeje të gjerë policore në Stamboll që synonte zbulimin e përdorimit të mundshëm të drogës nga figura të njohura publike.
Operacioni u organizua nga policia turke në bashkëpunim me Zyrën për Luftimin e Krimeve Narkotike dhe përfshiu 19 personazhe të famshëm, përfshirë këngëtarë, aktorë, personalitete televizive dhe influencues.
Të gjithë të përfshirët janë thirrur për marrje në pyetje dhe iu nënshtruan analizave të gjakut, megjithëse deri tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare.
Hadise Açıkgöz
Në qendër të vëmendjes janë disa nga figurat më të njohura të skenës turke.
Hadise Açıkgoz – këngëtarja e famshme që përfaqësoi Turqinë në Eurovision 2009 me hitin “Dum Tek Tek”, është ndër emrat kryesorë të hetimit.
E lindur në Belgjikë, Hadise është një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop turke.
Përveç tyre, hetimi përfshin edhe Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildırım, Mert Yazicioglu, Metin Akdulger, Ceren Moray, Ozge Ozpirinçci si dhe Engin e Dilan Polat dhe avokaten Feyza Altun.
Ky zhvillim shihet si një nga hetimet më të mëdha ndaj figurave publike në Turqi gjatë viteve të fundit, dhe pritet që ditët në vijim të zbardhin më shumë detaje mbi përfshirjen e tyre.