19.7 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

U raportua se Yamal është në një lidhje dashurie me një vajzë 13 vjet më të madhe, flet vetë ylli i Barcelonës

- Advertisement -

Adoleshenti i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, është parë duke pushuar me një stjuardesë 13 vite më të madhe se ai, duke ngjallur shumë vëmendje në rrjetet sociale.

17-vjeçari aktualisht po shijon disa ditë pushimi pas pjesëmarrjes me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve, ku u mposhtën nga Portugalia pas penalltive.

Yamal ka zgjedhur të udhëtojë drejt Italisë dhe të kalojë kohë me stjuardesën dhe influenceren spanjolle në rrjete sociale, Fati Vázquez, e cila është 30-vjeçare.

Të dy kanë publikuar foto nga i njëjti vend në Itali ditët e fundit, ku janë parë duke shijuar jetën luksoze: udhëtime me jaht, relaks pranë pishinës dhe fluturime me helikopter – gjë që ka nxitur spekulime se mund të kenë nisur një lidhje.

Megjithatë, Yamal i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, pas një bisede me gazetarin e njohur të shoëbiz-it, Javi de Hoyos. Ky i fundit deklaroi:

“Kam folur me Lamine Yamal dhe ai e mohon plotësisht që ka ndonjë lidhje me të. Thotë se nuk ka asgjë mes tyre.”

De Hoyos shtoi gjithashtu se Yamal nuk ka udhëtuar vetëm, por bashkë me disa bashkëlojtarë të tjerë të Barcelonës.

Ai madje sugjeroi se Fati Vázquez mund të ketë marrëdhënie me ndonjë lojtar tjetër të Barçës, ose është thjesht një mike e njërit prej tyre.

Ndërkohë, lidhur me komentin publik dhe reagimet për diferencën në moshë mes dyshes, Vázquez është përballur me shumë sulme dhe ofendime në rrjetet sociale. Ajo ka reaguar përmes Instagramit:

“Është e trishtë të shohësh se si disa njerëz mbajnë kaq shumë errësirë brenda vetes sa arrijnë të dëshirojnë vdekjen e dikujt që as nuk e njohin. Ajo që projektojnë të tjerët flet më shumë për ta sesa për mua. Unë zgjedh të jetoj me qëllim, të vazhdoj të rritem dhe të rrethohem me dritë. Atyre që më dëshirojnë të keqen, ua dëshiroj shërimin – sepse askush që është mirë me veten, nuk dëshiron të shkatërrojë të tjerët.”

Fati Vázquez nisi karrierën si stjuardesë, por ka kaluar tashmë në botën e rrjeteve sociale, ku ka mbi një milion ndjekës në YouTube dhe Instagram.

Ajo poston rregullisht për stilin e saj të jetesës, ushqimin e shëndetshëm dhe programin e fitnesit. Gjithashtu, ka shkruar edhe një libër për ngacmimet që ka përjetuar në adoleshencë.

Nga ana tjetër, Yamal aktualisht mendohet të jetë beqar.

Ai kishte bërë publike lidhjen me influenceren Alex Padilla në korrik të vitit të kaluar, pas suksesit me Spanjën në EURO 2024, por lidhja përfundoi shpejt pasi doli një video e saj me një djalë tjetër.

Në dhjetor, u pa me një tjetër yll të TikTok-ut, Anna Gegnoso, teksa bënin pazar në Barcelonë, por raportohet se nuk janë më në një lidhje.

Së fundmi, Yamal ka postuar një foto nga aeroporti përpara nisjes drejt Brazilit, ku pritet të takohet me idhullin e fëmijërisë së tij, Neymar, për të cilin ka folur shpesh në intervista.

Të ngjashme

Të fundit