Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas disa raportimeve se ajo ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Në një postim në Facebook, Gërvalla tha se pretendimi se ka kërkuar largimin e Rohdes është sa i pavërtetë, aq edhe absurd.
“Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, shkroi Gërvalla.
Më tej, ajo ka përdorur edhe ironinë, duke thënë se nuk duhet të befasohet askush kur të lexojnë që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe homologes së saj, Baerbock.
“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock”, ka shkruar Gërvalla.
Të hënën është raportuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka kërkuar largimin nga detyra të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, me arsyetimin se “po përzihet shumë”.
Ambasadori Jorn Rohde ka filluar misionin e tij diplomatik në Kosovë në vitin 2020. Ai tashmë ka hyrë në vitin e tij të 4 si përfaqësues diplomatik i Berlinit zyrtar në Gjermani.