Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit.
Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto thashetheme.
Në reagimin e saj të drejtpërdrejtë, Monika shkroi me fjalë të forta: “Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbulofsh Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”.

Këto fjalë vijnë në një kohë kur Aziz Salihu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.
Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse, dhe kjo situatë u bë publike përmes deklaratave të vetë Monikës, vetëm pak ditë më parë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ishte një keqkuptim i madh dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale dhe mediet online.