Ish-lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murti, ka shpërthyer kundër Vetëvendosjes, duke akuzuar partinë e Albin Kurtit për mosdhënie të mjeteve financiare, duke e arsyetuar këtë si shkak të përçarjes mes dy subjekteve politike.
Sipas Murtit, Lëvizja për Bashkim kishte të drejtë për 240 mijë euro.
“Shkoi keq pastaj. Ishte problemi i financave që ata nuk na i dhanë. Dhe njerëzit neve na thonin, po pse po prisheni për pare? Ti ishe më i vogli, ai më i madhi”.
”Po pse po prishet ai me ty për pare? Pse ai s’po t’i jep 240 mijë euro. 240 mijë euro janë mjetet që s’i janë dhënë Lëvizjes për Bashkim për tre-katër vite sa kemi qenë aty. Neve na kanë takuar sepse i kemi pasur dy deputetë”.