U pretendua se është vrarë, Netanyahu tallet: Po vdes për një kafe

- Advertisement -

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me një postim në rrjetin social “X”, pasi në rrjete sociale po pretendohej se ai u vra nga një sulm iranian.

Në një video të postuar, Netanyahu u shfaq me një kafe në dorë duke u tallur me pretendimet.

“Po vdes…për një kafe”, tha ai. “E dini çfarë? Po ‘vdes’ për shumë njerëz. Mënyra se si po sillen është fantastike”.

Kryeministri izraelit reagoi edhe për disa pamie të gjeneruara me inteligjencë artificiale nga konferenca e të enjtes, ku pretendohej se ai i ka gjashtë gishta në një dorë.

“A doni t’i numëroni gishtat? Mund t’i shihni…ja ku i keni”, tha Netanyahu duke i ngritur duart lart.

Të ngjashme

Të fundit