Vrapuesi amerikan dhe një nga njerëzit më të shpejtë në historinë e atletikës, Fred Kerley, e bëri zyrtar pranimin e Islamit duke ndarë një video të konvertimit të tij në profilin e tij në Instagram.
Kerley (30 vjeç), i cili ka fituar tre medalje ari në kampionatin botëror dhe dy medalje olimpike në karrierën e tij, postoi një video të vetes duke recituar shahadetin – deklaratën islame të besimit – në një xhami.
Ai postoi gjithashtu një video në të cilën reciton fjalët e betimit ndaj fesë. Ai thotë se ata “u përpoqën ta thyenin, por në fund ai u konvertua”.
“Ata u përpoqën të më thyenin, Allahu më përtëriu. Sot shqiptova Shahadetin. Jam i konvertuar. Jam kthyer në shtëpi”, shkroi Kerley në profilin e tij.
Ndryshe, ai është njeriu i shtatë më i shpejtë në historinë e njerëzimit. Me një kohë prej 9.76, vetëm gjashtë persona kanë arritur të vrapojnë më shpejt në histori: Usain Bolt, Yohan Blake, Tyson Gay, Asafa Powell, Justin Gatlin dhe Kishane Thompson.
Ai u bë kampion bote në 100 metra në Eugene në vitin 2022, ndërsa fitoi medalje ari në kampionatin botëror të stafetës 4×100 metra në Doha në vitin 2019 dhe Budapest në vitin 2023.
Në Lojërat e fundit Olimpike në Paris, ai fitoi një medalje bronzi në 100 metra, dhe në Tokio në vitin 2020, ai fitoi një medalje argjendi në 100 metra.